Mashtruesi i kriptovalutave rrezikon paraburgimin, dosja e Prokurorisë për grupin kriminal në Ferizaj


E premte, 8 Maj 2026
Mashtruesi i kriptovalutave rrezikon paraburgimin, dosja e Prokurorisë për grupin kriminal në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ushtruar kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit V.N., i ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi ”.

Kjo dosje ndërlidhet me rastin paraprak të datës 29 prill, ku fillimisht ishin ndaluar dy (2) persona të dyshuar: A.L., dhe R.J, ndërsa V.N., kishte arritur që të arratisej.

Sipas Prokurorisë, “për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17 Prill 2026, rreth orës 19:00, në Ferizaj, rruga, “Cen Dugolli”, i pandehuri me dashje dhe në bashkëveprim së bashku edhe me të pandehurit A.L., dhe R.J.,  me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke përdor emra të rreme, i vënë në lajthim të dëmtuarit E.F., A.F., Rr.K., duke u paraqitur se posedojnë kriptovaluta të llojit USDT, dhe se do t’ua transferonin përmes portofolit digjital “wallet””.

“… ashtu që për realizmin e kësaj skeme fillimisht sigurojnë një lokal me qira dhe caktojnë takim me të dëmtuarit, dhe në lokal arrijnë që të njëjtëve t’ua marrin shumën e të hollave prej 12,000.00 Euro, dhe më pas largohen në drejtim të panjohur, me ç’rast pas veprimeve operative arrihet të zbulohet se të pandehurit përsëri do të vepronin skemën e njëjtë në rrugën “Ismail Reka” në Kaçanik, andaj, të njëjtit me këto veprime në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.”

Seanca dëgjimorë për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet brenda afatit ligjor. /Klankosova.tv

Arrestimi i mashtruesve në Ferizaj, 3 viktimave ua morën 12 mijë euro (VIDEO)


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit