Zjarri në servisin e Pejë, policia del me detaje për dëmet


E shtunë, 9 Maj 2026
Zjarri në servisin e Pejë, policia del me detaje për dëmet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin në fshatin Katund i Ri në Pejë.

Bëhet e ditur se nga zjarri janë djegur një kamion dhe autobus në parkingun e një servisi.

Ndërkaq, si pasojë e zjarrit janë dëmtuar një pjesë ballore e objektit, një autobus, një kamion, një pickup dhe dy vetura.

Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet.

“Fsh. Katundi i Ri,  Pejë 08.05.2026 – 03:45.  Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur   një zjarr, ku duke u djegur ishte një kamion dhe një autobus në parkingun e një servisi. Njësitë relevante, zjarrfikësit eksperti i zjarrit, kanë dalë në vendin  e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar: një pjesë ballore e objektit, një autobus, një kamion, një pickup dhe dy vetura. Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet,  nuk ka persona të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, njofton PK. /Klankosova.tv

Zjarr i madh në një servis në Pejë, digjen tri vetura, një kamion dhe një autobus


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit