Mourinho pranë rikthimit te Real Madridi, 13 vjet pas largimit


E shtunë, 9 Maj 2026
Mourinho pranë rikthimit te Real Madridi, 13 vjet pas largimit

Emri i José Mourinhos po rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes te Real Madridi, me raportimet e fundit që flasin për një rikthim të mundshëm të trajnerit portugez pas 13 vitesh.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë seriozisht ndryshime në pankinë në fund të sezonit, ndërsa Mourinho po shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës.

Presidenti Florentino Pérez vazhdon ta vlerësojë lart trajnerin portugez, i cili konsiderohet si profili i duhur për të rikthyer stabilitetin dhe balancën në ekip.

Raportimet bëjnë të ditur se kontaktet mes palëve kanë avancuar, por çdo vendim pritet të zyrtarizohet vetëm pas përfundimit të sezonit.

Mourinho e drejtoi Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013, duke fituar La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Nëse marrëveshja finalizohet, rikthimi i “Special One” në Santiago Bernabéu pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të verës në futbollin evropian./04 Online


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit