E mërkurë, 13 Maj 2026

Një anije cisternë kineze me naftë të papërpunuar kaloi sot në Ngushticën e Hormuzit, sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve, transmeton Anadolu.
Cisterna, e identifikuar si “Yuan Hua Hu”, u pa duke lundruar pranë ishullit Larak të Iranit përpara se të vazhdonte udhëtimin e saj, sipas të dhënave të “MarineTraffic” të cituara në raport.
Raportohet se anija ka një pronar dhe ekuipazh kinez. Zhvillimi vjen ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump po viziton Kinën nga e mërkura deri të premten.
Tensionet rajonale në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar hakmarrje nga Teherani kundër Izraelit si dhe aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik, së bashku me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.
Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, por bisedimet në Islamabad dështuan të prodhonin marrëveshje të qëndrueshme. Armëpushimi u zgjat më vonë nga Trumpi pa afat të caktuar, duke i hapur rrugë diplomacisë për një zgjidhje të përhershme të konfliktit.
Që nga 13 prilli, SHBA-ja ka zbatuar bllokadë detare që synon trafikun detar iranian në rrugët ujore. Trump njoftoi të martën se ushtria amerikane do të ndalojë përkohësisht operacionin “Projekti Liria” për të rivendosur lirinë e lundrimit për anijet tregtare përmes Hormuzit.
Trumpi tha se bllokada amerikane do të mbetet në fuqi dhe në efekt të plotë.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale