E shtunë, 16 Maj 2026

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, të premten u bëri thirrje të rinjve të mendohen dy herë para se të ndjekin arsimimin ose punën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), duke argumentuar se Gjermania ofron mundësi më të mira afatgjata, transmeton Anadolu.
Në një takim katolik gjerman në Wurzburg, Merz u shprehu se “Sot, nuk do t’u rekomandoja fëmijëve të mi të shkojnë në SHBA për të marrë arsimimin e tyre dhe për të punuar atje. Një klimë e ndryshme shoqërore është zhvilluar atje. Dhe sot, edhe njerëzit më të arsimuar në SHBA kanë vështirësi të mëdha për të gjetur një punë”.
Udhëheqësi konservator u tha pjesëmarrësve të rinj se, pavarësisht pasojave ekonomike nga konfliktet dhe luftërat ndërkombëtare, ekonomia sociale e tregut e Gjermanisë vazhdon të ofrojë perspektiva të forta, duke përfshirë të drejtat e pjesëmarrjes së punonjësve dhe mundësinë për të pasur një fjalë në të gjitha nivelet.
“Dua t’i inkurajoj të gjithë ne të qëndrojmë optimistë se, pavarësisht shumë sfidave, mund ta bëjmë këtë të ndodhë. Unë vazhdoj të përpiqem ta bëj këtë, duke përfshirë edhe shpjegimin e gjërave”, theksoi Merz duke shtuar ndër të tjera se “Është bindja ime e fortë se ka pak vende në botë që ofrojnë mundësi kaq të jashtëzakonshme, veçanërisht për të rinjtë, siç bën Gjermania”.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
