Tentuan ta kalojnë kufirin ilegalisht në Han të Elezit, arrestohen tre maqedonas


E shtunë, 16 Maj 2026
Tentuan ta kalojnë kufirin ilegalisht në Han të Elezit, arrestohen tre maqedonas

Policia kufitare në Han të Elezit, ka shoqëruar në stacion policor tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në dy raste të ndara, pasi që dyshohet se kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, në dy raste të ndara, tre personat janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, të dy rastet procedohen në procedurë të rregullt.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit