Pas një mosmarrëveshjeje gjuan me armë zjarri në ajër, vushtrriasi ende në arrati


E shtunë, 16 Maj 2026
Pas një mosmarrëveshjeje gjuan me armë zjarri në ajër, vushtrriasi ende në arrati

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmë në orët e vona pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave në rrugën “Avni Sarai” në Vushtrri.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë e pistoletës më gaz, transmeton Klankosova.tv.

“Dëshmitari (shok i të dyshuarit), ka dorëzuar një pistoletë me gaz, që dyshohet se është përdorur në rast, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë me 5 fishekë”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit