11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deçan


E shtunë, 16 Maj 2026
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deçan

Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pak më parë në fshatin Prilep të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor./Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit