E shtunë, 16 Maj 2026

Pas raportit mbi 7 tetorin, fshihen ish-ushtarë, përhapës të lajmeve të rreme dhe një rrjet financuesish pro-izraelitë
Më 11 maj, analisti i New York Times, Nicholas Kristof, publikoi një hetim gazetaresk mbi dhunën seksuale sistematike të ushtrisë izraelite (IDF) ndaj të burgosurve palestinezë, bazuar në raporte të OKB-së dhe dëshmitë e të mbijetuarve.
Vetëm një ditë më pas, më 12 maj, mediat kryesore perëndimore si CNN, BBC dhe AP nxituan të ribotonin një raport tjetër të titulluar “Silenced No More”, të publikuar nga Komisioni Civil mbi Krimet e 7 Tetorit.
Ky raport u cilësua si “dosja thelbësore” e dhunës seksuale të Hamasit. Por një lexim i kujdesshëm zbulon se materialet e tij nuk janë të verifikueshme dhe janë produkt i një operacioni të pastër propagande.
Asociated Press dhe New York Times, e pranuan se pjesa më e madhe e arkivit mbetet e klasifikuar. Publikut ndërkombëtar po i kërkohet ta besojë raportin pra qasje në prova.
Por problemi më i madh qëndron te personat që e hartuan këtë dosje: një grup figurash të lidhura hapur politikisht dhe ideologjikisht me qeverinë izraelite.
Figura qendrore është Sharon Rapaport-Palgi, dokumentuesja kryesore e raportit. Aktivitetet e saj në rrjetin X dëshmojnë se ajo nuk mban distancë profesionale, por shpërndan mesazhe zyrtare të IDF-së dhe pretendon se ushtria izraelite mbron civilët më shumë se çdo ushtri në histori.
Ajo ka përforcuar propagandën kundër agjencisë UNRWA dhe ka shpërndarë video që i cilësojnë fëmijët palestinezë si “terroristë të ardhshëm”. Sipas çdo lloj standardi ndërkombëtar hetimor, ky ekspozim ideologjik e asgjëson paanshmërinë e saj.
Pjesë e ekipit kërkimor është edhe Orna Weinstein, e cila në profilet e saj publike e përshkruan veten si “ish-ushtarake e IDF”, gjë që përbën një konflikt të hapur interesi për një dosje që supozohet të jetë neutrale.
Ndërkaq, kontribuesi kryesor, avokati kanadez Irwin Cotler, njihet për mbrojtjen e vazhdueshme të politikave të Izraelit, duke sfiduar juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale mbi territoret palestineze.
Në krye të Komisionit Civil qëndron Cochav Elkayam-Levy, një figurë e skandaleve të mëparshme. Vetë zyrtarët e qeverisë izraelite u distancuan nga puna e saj për shkak të “pasaktësive metodologjike”.
Ajo ndihmoi në përhapjen e historisë së rreme se luftëtarët palestinezë kishin “shqyer barkun e një gruaje shtatzënë” dhe përdori foton e një luftëtareje kurde të vdekur prej vitesh, duke e paraqitur si viktimë të 7 tetorit.
Ndonëse autorët pretendojnë se kanë analizuar mbi 1.800 orë materiale, raporti nuk ofron një listë të qartë të viktimave dhe nuk përcakton numrin e rasteve të verifikuara. Për më tepër, ai citon anëtarët e organizatës ZAKA, e cila përhapi mashtrimin famëkeq të “40 fëmijëve me koka të prera”.
Së fundmi, rrjeti i financuesve të raportit përfshin Federatat Hebraike të Amerikës së Veriut, Filantropitë Schusterman dhe fondacionet pro-Izraelit.
Kjo dëshmon se dosja nuk është një hetim i pavarur, por një produkt i projektuar brenda një ekosistemi politik dhe financiar që synon mbrojtjen e imazhit të Izraelit përmes propagandës së luftës. tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
