Aksidenti i rëndë në Prilep të Deçanit, 11 të lënduarit jashtë rrezikut për jetë


E shtunë, 16 Maj 2026
Aksidenti i rëndë në Prilep të Deçanit, 11 të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak orë më parë në fshatin Prilep të Deçanit, ku si pasojë 11 persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas mjekëve, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura./Klankosova.tv

11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deçan


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit