Finalja e Superligës vazhdon, Bashkimi përballë Trepçës në ndeshjen e tretë


E diel, 17 Maj 2026
Finalja e Superligës vazhdon, Bashkimi përballë Trepçës në ndeshjen e tretë

Sonte zhvillohet ndeshja e tretë finale e “Procredit Superliga”.

Në këtë përballje, Bashkimi do të jetë nikoqire e kampionit aktual, Trepçës.

Skuadra prizrenase do të paraqitet pa lojtarin amerikan Kyan Anderson, i cili ka humbur ndeshjet e mbetura për shkak të një lëndimi.

Ndeshja zhvillohet në orën 19:30, në sallën “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa mitrovicasit udhëheqin serinë finale me 2-0.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit