OBSH shpall emergjencë ndërkombëtare për shpërthimin e Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos


E diel, 17 Maj 2026
OBSH shpall emergjencë ndërkombëtare për shpërthimin e Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e virusit Ebola në provincën lindore Ituri të Republikën Demokratike të Kongos si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

Sipas OBSH-së, deri tani janë raportuar rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 viktima, megjithatë agjencia theksoi se situata nuk i plotëson ende kriteret për t’u konsideruar një pandemi globale.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se ekzistojnë “pasiguri të konsiderueshme mbi numrin real të personave të infektuar dhe përhapjen gjeografike” të virusit.

Autoritetet shëndetësore bënë të ditur se varianti aktual i Ebola-s shkaktohet nga virusi Bundibugyo, për të cilin aktualisht nuk ka vaksina apo trajtime të miratuara.

OBSH konfirmoi tetë raste laboratorike të virusit, ndërsa raste të tjera të dyshuara dhe viktima janë regjistruar në tre zona shëndetësore, përfshirë qytetin Bunia, kryeqendra e provincës Ituri si dhe qytetet minerare Mongëalu dhe Rwampara.

Agjencia globale e shëndetësisë shtoi gjithashtu se virusi tashmë është përhapur përtej kufijve të Kongos, pasi dy raste të konfirmuara janë raportuar në Uganda.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit