Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para


E diel, 17 Maj 2026
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për vitin 2025, Kosova renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Evropë, në bazë të paritetit të fuqisë blerëse.

Sipas raportimeve të referuara nga World Atlas, Kosova figuron në vendin e dytë pas Moldavisë, e cila ka nivelin më të ulët, ndërsa Ukraina renditet menjëherë pas saj.

Ekonomia e Kosovës, sipas të dhënave vazhdon të mbështetet kryesisht në sektorin e shërbimeve, ndërtimtarinë dhe dërgesat financiare nga diaspora, veçanërisht nga shtetet si Gjermania, Zvicra dhe Austria, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë vendore.

Në aspektin social, papunësia te të rinjtë mbetet e lartë, ndërsa sfidë për zhvillimin ekonomik vazhdon të jetë edhe niveli i kufizuar i investimeve të huaja dhe procesi i integrimit në institucionet ndërkombëtare.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit