Numri i të vrarëve në Gaza arrin në 72.763


E diel, 17 Maj 2026
Numri i të vrarëve në Gaza arrin në 72.763
Një i vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet izraelite në Khan Junis dhe Gaza

Një qytetar palestinez është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Khan Junis dhe në qytetin e Gazës, raportojnë mediat palestineze.

Sipas burimeve lokale, avionët izraelitë bombarduan zonën Al-Mawasi në Khan Junis, në jug të Rripit të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Ndërkohë, në qytetin e Gazës, nëntë persona u plagosën pas një sulmi ajror që goditi afër ndërtesës së Radio Televizionit në lagjen Tel al-Hawa, në jugperëndim të qytetit. Të plagosurit u dërguan për trajtim në Spitalin Al-Quds të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Burime mjekësore në Gaza njoftuan më herët se numri i viktimave nga ofensiva izraelite ka arritur në 72.763 të vrarë dhe 172.664 të plagosur që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023. /mesazhi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit