E pazakontë në Prizren: E mitura pështyu dhe shqelmoi policët, arrestohet (VIDEO)


E martë, 19 Maj 2026
E pazakontë në Prizren: E mitura pështyu dhe shqelmoi policët, arrestohet (VIDEO)

Një incident i pazakontë ka ndodhur të dielën mbrëma në Prizren.

Siç raporton gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu, një e mitur ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në një pompe derivatesh.

Salihu shtoi se gjithçka nisi kur e dyshuara, 15-vjeçare, ka fyer me fjalë njërin nga policët dhe e ka pështyrë në fytyrë, e më pas e ka goditur edhe me shqelm.

Por, kjo nuk ishte e tëra. Sipas gazetarit, e mitura gjatë arrestimit hasi në rezistim, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit