Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati


E martë, 19 Maj 2026
Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë.

Sipas raportit policor, një person dyshohet se pas një konflikti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Klankosova.tv.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet lidhur me rastin që e kanë iniciuar si dhunë në familje, ndërsa i dyshuari ndodhet ende në arrati. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit