E martë, 19 Maj 2026

Izraeli bombardoi fshatin jugor libanez Arnoun me predha fosfori ditën e djeshme, transmeton Anadolu.
NNA raportoi se fshati në guvernatorinë Nabatieh u shënjestrua nga “bombardimet e artilerisë izraelite me predha fosfori të ndaluara ndërkombëtarisht”.
Në të njëjtin guvernatori, “avionët luftarakë izraelitë shënjestruan fshatin Toul këtë pasdite, duke shkatërruar një numër ndërtesash banimi”, sipas të njëjtit burim.
NNA raportoi më tej se sulmet ajrore kishin në shënjestër fshatin Kfar Tebnit dhe zonën Wadi al-Nahr (lumi Litani) pranë Zawtar al-Sharqiyah.
Në Tyre, avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror në zonën Burj al-Shamali ndërsa dy sulme të tjera shënjestruan fshatrat Siddiqin dhe Bazouriyeh, tha agjencia.
Në Bint Jbeil, avionët luftarakë izraelitë nisën sulme në fshatrat Frun dhe Qlaweya.
Më herët të hënën, NNA raportoi se një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në fsahtin Ma’raka në Tyre.
Sulmet erdhën mes shkeljeve të vazhdueshme izraelite të armëpushimit që hyri në fuqi më 17 prill dhe u zgjat të premten për 45 ditë deri në fillim të korrikut.
Që nga 2 marsi, Izraeli ka kryer ofensivë në shkallë të gjerë kundër Libanit që ka vrarë 3.020 persona dhe ka plagosur 9.273 të tjerë ndërsa ka zhvendosur më shumë se 1 milion njerëz, sipas shifrave zyrtare.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
