Një person bie nga kati i tretë i një ndërtese në Vushtrri


E enjte, 21 Maj 2026
Një person bie nga kati i tretë i një ndërtese në Vushtrri

Një person është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër në Vushtrri.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Ai shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit