Shpallet në kërkim një i dyshuar për vjedhje në Ferizaj


E enjte, 21 Maj 2026
Shpallet në kërkim një i dyshuar për vjedhje në Ferizaj

Policia e Ferizajt ka njoftuar se po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.

Sipas policisë, rasti ka të bëjë me me veprën penale “Vjedhje”, e cila dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në qendrën ”The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.

“Policia me autorizim nga Prokurori i Shtetit ka publikuar dhe fotografinë e të dyshuarit.

Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes:

Numrit emergjent 192. Stacionit më të afërt policor. Apo faplikacionin digjital ”Lajmero policinë”. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike”, thotë PK./Klankosova.tv

 


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit