E enjte, 21 Maj 2026

Futbollisti francez Benjamin Pavard është përballur me një incident në banesën e tij në Francë, pasi pesë persona tentuan të futeshin në pronën e tij për të kryer grabitje.
Sipas mediave franceze, alarmi është dhënë nga bashkëshortja shqiptare e lojtarit, Kleofina Pnishi, e cila ka vënë re të dyshuarit në ambientet e jashtme të banesës.
Raportohet se autorët janë larguar menjëherë me një automjet tip “Mercedes”, pasi janë pikasur, por policia ka arritur t’i ndalojë dhe arrestojë pak minuta më vonë. Të pesë personat janë shoqëruar në komisariat dhe po hetohen për tentativë grabitjeje.
Sipas raportimeve, të arrestuarit janë të moshës 25-26 vjeç dhe kishin udhëtuar nga rajoni Île-de-France për të realizuar grabitjen. Ende nuk dihet nëse Pavard ndodhej në shtëpi në momentin e incidentit.
Mediat franceze shkruajnë se kjo nuk është hera e parë që persona të botës së futbollit në Marseille bien pre e tentativave për grabitje, pasi edhe figura të tjera të klubit janë përballur me incidente të ngjashme muajt e fundit.
Burimi: 04online
