Motoçikleta godet tre këmbësorë te “Bill Clintoni” në Prishtinë


E enjte, 21 Maj 2026
Motoçikleta godet tre këmbësorë te “Bill Clintoni” në Prishtinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për Prishtinës, Enis Pllana, tha për Klankosova.tv se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha ai për redaksinë. /klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit