E hënë, 25 Maj 2026

Lionel Messi u nis në pushimin për Kupë të Botës pak më herët se që ishte planifikuar. Dhe tani Argjentina pret të shohë nëse superylli ka ndonjë lëndim për t’u shqetësuar.
Messi, i cili thuajse asnjëherë nuk zëvendësohet, u largua në minutën e 73-të. Ai la fushën para se Luis Suarez të kompletonte “hat-trickun” për fitoren 6:4 të Inter Miamit ndaj Philadelphias, në natën mes të dielës e të hënës. Pra nuk ishte ndonjë zëvendësim i planifikuar.
Nuk u njoftuar menjëherë për ndonjë problem për argjentinasin. Messi është përballur me probleme të hamstringut të paktën në dy raste gjatë karrierës tek Inter Miami.
Messi bëri dy asistime në pjesën e parë, kurse German Berterame i shënoi dy gola. Por Messi praktikisht i dha fund lojës në minutën e 71-të. Të paktën një herë mbajti kofshën e majtë me dorë.
Pasi u zëvendësua nga Silvetti, 38-vjeçari u largua menjëherë për në dhomat e zhveshjes.
Trajneri i Inter Miamit, Guillermo Hoyos ka thënë se Messi u largua me “lodhje muskulore” dhe “për të shmangur rreziqet”.
Në prag të Botërorit, tifozët argjentinas presin me padurim lajme të tjera për gjendjen e yllit të madh të futbollit botëror.
Burimi: 04online
