E hënë, 25 Maj 2026

Një rast i kanosjes është raportuar të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Sipas policisë, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur një tjetër, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me leje me 45 fishekë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Burimi: klankosova
