Arteta para finales së madhe: Arsenali synon historinë në Champions League


E enjte, 28 Maj 2026
Arteta para finales së madhe: Arsenali synon historinë në Champions League

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur para finales së shumëpritur të Champions League, duke theksuar rëndësinë e progresit të vazhdueshëm dhe mentalitetit fitues në futbollin modern.

“Në futboll duhet të rritemi gjithmonë. Në momentin që ndalesh, të tjerët të kalojnë. Ne duam të vazhdojmë të rritemi dhe vetëm kështu mund të fitojmë përsëri.”

Tekniku spanjoll nënvizoi se skuadra londineze ka ndërtuar identitet të fortë gjatë viteve të fundit, por sipas tij, ruajtja e suksesit kërkon punë të vazhdueshme dhe përshtatje në çdo etapë, shkruan 04 Online.

Ai u shpreh krenar për rrugëtimin që Arsenali ka bërë deri në finalen e madhe, duke theksuar se futbollistët janë të përgatitur maksimalisht për sfidën më të rëndësishme të sezonit.

“Ne duam të vazhdojmë të rritemi dhe vetëm kështu mund të fitojmë përsëri.”./04 Online


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit