E shtunë, 30 Maj 2026

Po reagojnë njerëzit e thjeshtë ndërkohë që hesht elita dhe opozita
Një pamje e tërheqjes zvarrë të një protestuesi në Zvërnec po bën xhiron e rrjetit. Dhjetra sosh protestuan ndaj një rrethimi me tela me gjemba, në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, si reagim ndaj asaj që po ndodh në Shqipëri, një kolonizim ekonomik i saj, mes një shpopullimi që po e çon vendin drejt zhbërjes.
Dhe nuk është fjala për thjesht cenim mjedisor; është fjala për një pushtim izraelit të Shqipërisë, ku Edi Rama, me hir apo pahir, është vënë në shërbim të projektit që është lënë në dorë: një Shqipëri pa shqiptarë e me kolonë izraelitë.
E gjitha kjo po ndodh ndërsa dhe opozita apo elita hesht ndaj kësaj megabelaje të paimagjinueshme që e ka gjetur Shqipërinë. Sepse nuk bëhet më fjalë nëse ky vend do bëhet ndonjëherë i begatë, vend i denjë për të jetuar; bëhet fjalë nëse do ekzistojë më me shqiptarë. /tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
