Arrihet marrëveshja për ndarjen e ministrive


E hënë, 1 Dhjetor 2014

Prishtinë – LDK merr Kryeministrinë dhe gjitha ministritë ekonomike. PDK, ndërkaq, merr ministritë që kanë të bëjnë me sigurinë dhe drejtësinë. Po ashtu, edhe Ministrinë e Arsimit.
PDK dhe LDK kanë bërë një hap të madh para drejt definimit të partneritetit të tyre për katër vitet e ardhshme.

Gjatë fundjes, ekipet punuese të dy partive kanë arritur të merren vesh për ndarjen e ministrive.

Sipas marrëveshjes, LDK do ta marrë Kryeministrinë dhe shtatë ministri tjera, kurse PDK merr tetë ministri.

“Kjo i bie se pushteti do ta ndahet barabartë; 8 me 8, meqenëse edhe Kryeministria konsiderohet ministri në organogramin qeveritar”, ka thënë për Express një zyrtar i përfshirë në bisedimet mes dy partive.

Katër ministri, ndërkaq sipas tij, pritet t’i marrin minoritetet.
I njëjti burim ka treguar se LDK do të marrë të gjitha ministritë ekonomike; duke përfshirë Financat, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, atë të Tregtisë dhe Industrisë. Derisa PDK do ta mbajë edhe më tej sektorin e sigurisë; Ministrinë e Brendshme, atë të Drejtësisë, FSK’në…
“Problem i madh ka qenë ndarja e Ministrisë së Arsimit, por përfundimisht kjo ministri do t’i mbetet PDK’së”, ka thënë burimi i gazetës.

Etiketa: ,
Të fundit