E martë, 10 Nëntor 2026

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Diplomacy Award”.
Osmani është shprehur mirënjohëse pasi ka pranuar këtë çmim, duke thënë se diplomacia e vërtetë ndërton ura dhe qëndron gjithmonë në anën e drejtësisë.
“Këtë çmim ia dedikoj, sikurse çdo çmim tjetër, popullit të përvuajtur të Kosovës, i cili sakrifikoi gjithçka, deri edhe fëmijët në djep, që ne sot ta gëzojmë lirinë.Njëkohësisht, ia dedikoj Atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Ibrahim Rugova, i cili na mësoi rëndësinë e aleancave, të ndërtimit të urave dhe të kultivimit të miqësive”, shtoi tutje Osmani.
Poashtu ajo u shpreh se ky çmim është edhe një homazh për gazetarët që, gjatë luftës në Kosovë, me guximin për të treguar të vërtetën, ndihmuan në shpëtimin e jetëve të panumërta.
Ndarja e këtij çmimi është bërë në praninë e mbi 350 pjesëmarrësve nga 32 shtete të botës, të cilët u mblodhën në Turqi, me ftesë të organizatës “Global Journalism Council”. /
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale