Rama nuk do shihej si tradhëtar nëse…


E hënë, 1 Qershor 2026
Rama nuk do shihej si tradhëtar nëse…

Sforcoja e kryeministrit për ta refuzuar xanxën e rëndë mbi të

Në një apologji mbi veten në lidhje me Zvërnecin, kryeministri Rama u sforcua që të refuzonte etiketimin e tij, gjithnjë e më fort, si një tradhëtar i interesave të shqiptarëve. Ai u përbetua, për të disatën herë në 13 vite pushtet, se nuk do e tradhëtonte popullin që i ka besuar qeverisjen në katër mandate, njëherësh duke e mbrojtur fuqishëm investimin e kontestuar në një nga zonat më të bukura e më të pasura natyrore të bregdetit shqiptar. Por realiteti, tej fjalëve të tij, tashmë gjithnjë e më bosh edhe pse të stisura bukur si gjithëherë, është destruktues i gjithë narrativës së tij.

Ai nuk do cilësohej tradhëtar por vetëm gabimtar, nëse, në krye të herës, shqiptarët nuk do ia mbathnin kaq furishëm, si kurrë më herët në historinë e këtij vendi.

Nuk do shihej si tradhëtar nëse krimi, si kurrë më parë, do ishte fuqizuar kaq shumë dhe pakrahasueshëm nën qeverisjen e tij.

Nuk do shihej si tradhëtar nëse arsimi nuk do ishte në krizën më të thellë, ku mbi të gjitha nuk pati asnjë reformë kurikulash që të nxisnin mbi të gjitha moralin shoqëror dhe atdhedashurinë.

Nuk do shihej si tradhëtar nëse drejtësia nuk do ishte në ditën e saj më të zezë, edhe me një reformë të trumbetuar fort, ku më se pari ai nuk është dakort.

Nuk do shihej si tradhëtar nëse bujqësia e blektoria do ishin një dekor zbukurues i fshatit, dalluar më sy të lirë si zhvillim e jo si degradim.

Nuk do shihej si tradhëtar nëse në krye të punëve të shtetit nuk do ishin dallkaukë e të korruptuar, por njerëz të aftë e patriotë.

Nuk do shihej si tradhëtar nëse çështja e pronës do merrte zgjidhje përfundimtare.

Nuk do shihej si tradhëtar nëse qytetet shqiptare nuk do ishin shndërruar në varreza, siç po ndodh nën qeverisjen e tij.

Nuk do shihej si tradhëtar nëse në vend të prirjes për batuta të reformonte gjuhën e tij, duke e çuar atë drejt një mesazhuesi të moralit shoqëror e atdhedashurisë.

Nuk do shihej si tradhëtar nëse nga shëndetësia e tij jo falas do buronte humaniteti e jo abuziviteti.

Dhe mbi të gjitha, nuk do shihej si tradhëtar teksa ka marrë në mbrojtje një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht dhe po ashtu të izoluar, siç homologu i tij Netanyahu. Nuk do shkonte t’u jepte izraelitëve sigurinë kombëtare dhe të nënshkruante me ta marrëveshje armësh. Pra, nëse nuk do bëhej palë me një shteti të urryer gjenocidal, nga i cili askush në botë nuk ka përfituar asgjë, vetëm ka humbur, siç është vërtetuar kjo në histori. Në këtë prizëm, jo Shqipëria, por dhe SHBA rrezikon rrënimin shumëplanësh të saj si pasojë e të qënit krah Izraelit, një shteti e shoqëria, të një skote njerëzish pa pikë njerëzillëku, të cilët urrejnë çdo popull e çdo vend që nuk është si ata. Dhe jo thjesht e urrejnë, duan dhe ta shkatërrojnë. Ky është kuptimi i ekzistencës për ta.

Dhe në fund, nuk do shihej si tradhëtar nëse shoqëria shqiptare do kishte qoftë dhe gjysmën e entuziazmit shoqëror që kishte nën qeverisjen e Berishës, vërtet një pushtetari tejet të keq, nën një jetë plot mizerje, ekonomike e sociale.

Pra, nuk do shihej si tradhëtar nëse do kish injektuar sadopak te shqiptarët shpresën se vërtet Shqipëria mund të bëhet e jo ta zhbënte tërësisht dhe atë pak që ekzistonte.

Dhe të gjithë këto lexohen te Zvërneci e jo thjesht një resort që duhet të ndërtohet apo jo në një tokë të bekuar bregdetare. /tesheshi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit