Kina thirrje SHBA-së dhe Iranit të respektojnë armëpushimin, shpreh shqetësim nga “rifillimi i luftimeve”


E mërkurë, 3 Qershor 2026
Kina thirrje SHBA-së dhe Iranit të respektojnë armëpushimin, shpreh shqetësim nga “rifillimi i luftimeve”

Kina u bëri thirrje SHBA-së dhe Iranit të respektojnë armëpushimin, duke paralajmëruar kundër “rifillimit të luftimeve”, transmeton Anadolu.

“Kina është thellësisht e shqetësuar për situatën aktuale”, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Deklarata e qeverisë kineze erdhi pasi SHBA-ja njoftoi se kishte kryer sulme në ishullin Keshm, në atë që e përshkroi si përgjigje ndaj tentativave të Iranit për sulme në pjesë të ndryshme të Lindjes së Mesme.

Sipas njoftimit, ushtria amerikane dhe forcat aleate të saj kanë interceptuar disa raketa dhe dronë iranianë.

Edhe Kuvajti njoftoi se sistemet e tij të mbrojtjes ajrore iu përgjigjën sulmeve “armiqësore” me raketa dhe dronë në orët e para të së mërkurës.

Mao tha se “rifillimi i luftimeve nuk i shërben interesit të askujt”.

“Shpresojmë që palët përkatëse të vlerësojnë mundësinë për paqe, të respektojnë angazhimin për armëpushim dhe të ruajnë vrullin e negociatave, t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes mjeteve politike dhe diplomatike si dhe të arrijnë sa më shpejt një armëpushim të plotë dhe afatgjatë, duke krijuar kushtet e nevojshme për rikthimin e paqes dhe qetësisë në Lindjen e Mesme”, shtoi ajo.

SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer sërish sulme ajrore, pavarësisht armëpushimit që është në fuqi që nga 8 prilli, pas luftës së nisur kundër Iranit nga SHBA-ja dhe Izraeli më 28 shkurt.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit