E diel, 7 Qershor 2026

Klan Kosova po vazhdon me mbulimin maratonik të procesit zgjedhor anekënd Kosovës.
Gazetarja Donjeta Murselaj ka raportuar nga rajoni i Gjilanit lidhur me ecurinë e votimeve.
Zëdhënës i policisë Valon Osmani, tha se deri më tani procesi ka shkuar mirë dhe pa ndonjë incident që do të ndikonte në zgjedhjet e ditës së sotme.
“Nëse më lejohet kisha apeluar tek të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votimit dhe të bashkëpunojnë me institucionet relevante duke raportuar për çfarëdo incidenti që ata shohin”, deklaroi Osmani.
Deri më tani, në Gjilan kanë votuar 9 mijë e 111 qytetarë.
Burimi: klankosova
