E diel, 7 Qershor 2026

Sulmuesi norvegjez Alexander Sorloth pritet t’i japë fund aventurës së tij te Atletico Madridi gjatë kësaj vere, pasi synon një sfidë të re ku mund të ketë rol më të rëndësishëm.
Sipas raportimeve, futbollisti norvegjez është afër një marrëveshjeje me Juventusin, ndërsa kontaktet mes palëve po vazhdojnë. Në diskutime mes klubeve raportohet se është përfshirë edhe emri i Nico Gonzalezit.
Sorloth zhvilloi një sezon me ulje-ngritje te skuadra madrilene, duke realizuar 20 gola në 54 paraqitje me “Los Colchoneros”, por pa arritur të fitojë ndonjë trofe.
Tashmë, gjithçka duket se po shkon drejt një kapitulli të ri për sulmuesin norvegjez, me Juventusin që shihet si destinacioni më i mundshëm./04 Online
Burimi: 04online
