Atletico Madrid mbyll derën për largimin e Alvarez: Nuk është në shitje


E enjte, 11 Qershor 2026
Atletico Madrid mbyll derën për largimin e Alvarez: Nuk është në shitje

Presidenti i Atlético Madrid, Enrique Cerezo, ka reaguar qartë ndaj spekulimeve të fundit që lidhin sulmuesin Julián Álvarez me një transferim të mundshëm te Real Madrid.

Duke folur për mediat, Cerezo ka hedhur poshtë çdo mundësi largimi të lojtarit, duke theksuar se klubi madrilen nuk ka ndërmend të pranojë oferta për të.

“Oferta zyrtare e Real Madridit? Julián Álvarez nuk është në shitje,” u shpreh presidenti i Atlético Madridit për El Chiringuito TV.

Ai shtoi më tej se qëndrimi i klubit është i prerë dhe i pandryshueshëm: “Ne nuk duam ta shesim atë.”

Deklarata vjen në një moment kur emri i sulmuesit argjentinas ka qenë i lidhur ngushtë me disa nga klubet më të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin, duke nxitur spekulime të shumta në mediat sportive.

Megjithatë, qëndrimi i drejtuesve të Atlético Madridit duket i qartë: Julián Álvarez konsiderohet një pjesë kyçe e projektit dhe nuk është i disponueshëm në tregun e transferimeve.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit