U kap me armë zjarri në një lokal në Ferizaj, procedohet 40-vjeçari


E hënë, 22 Qershor 2026
U kap me armë zjarri në një lokal në Ferizaj, procedohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është proceduar nga Policia pasi u kap me armë zjarri në një lokal në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:45 në rrugën “Rexhep Bislimi”, pasi autoritetet pranuan informatë se një person që ndodhej në ambientet e një lokali ishte parë me armë.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin M.H. dhe e kanë shoqëruar në stacionin policor.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka gjetur edhe armën e zjarrit, të cilën i dyshuari dyshohet se e kishte hedhur sapo kishte vërejtur praninë e zyrtarëve policorë.

“Arma e zjarrit (pistoletë) me tre (3) fishekë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit M.H ( 40 vjeç) është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK./Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit