Dy të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë 


E hënë, 22 Qershor 2026
Dy të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë 

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Arbënor dhe Astrit Dehari”.

“Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Ai shtoi se njësitet e Trafikut të Kryeqytetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit./Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit