E enjte, 9 Korrik 2026

Policia ka pranuar një informatë se në rrugë në fshatin Fortesë të Rahovecit është një qese me substanca narkotike.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe sekuestruar një qese me substanca narkotike të llojit kokainë me peshë 45.24 gramë.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
