E enjte, 9 Korrik 2026

Real Madridi raportohet se është i gatshëm të dëgjojë oferta për Eduardo Camavingan gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Aurélien Tchouaméni dhe Federico Valverde konsiderohen pjesë e pandashme e planeve të klubit.
Sipas gazetarit të “Radio Marca”, Ramon Alvarez de Mon, mesfushori francez është i vetmi që mund të largohet, por vetëm nëse plotësohen kushtet e duhura, shkruan 04 Online.
“Real Madridi mund të llogarisë për sezonin e ardhshëm te Valverde, Tchouaméni, Arda Güler, Bernardo Silva dhe Jude Bellingham në mesfushë. I vetmi që mund të largohet, nëse mbërrin një ofertë e përshtatshme, është Camavinga. Natyrisht, kjo do të ndodhë vetëm nëse edhe vetë lojtari ndryshon qëndrimin e tij aktual për të qëndruar te Real Madridi dhe për të luftuar për vendin e titullarit”, ka shkruar ai në platformën X.
Camavinga është lidhur me një transferim të mundshëm te Manchester City ose Liverpool gjatë kësaj vere./04 Online/
Burimi: 04online
