E premte, 10 Korrik 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në Kuvend ka arritur edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në takimet konsultative ndërmjet liderëve politikë.
Takimi Kurti–Abdixhiku pritet të fokusohet në gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit/es dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Më herët gjatë ditës, Kurti zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës. Pas atij takimi, ai deklaroi se biseda ishte konstruktive, por se nuk u arrit ndonjë rezultat konkret
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale