Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Jam optimist, duhet t’i konstituojmë institucionet


E premte, 10 Korrik 2026
Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Jam optimist, duhet t’i konstituojmë institucionet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Para hyrjes në objektin e Kuvendit, Kurti u pyet nëse është optimist për arritjen e një marrëveshjeje me LDK-në.

Ai u shpreh se beson në mundësinë e një zgjidhjeje, duke theksuar se synimi është konstituimi i institucioneve dhe shmangia e zgjedhjeve të reja.

“Jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë dhe interesin publik. Duhet t’i konstituojmë institucionet, t’i evitojmë zgjedhjet e reja dhe në këtë mënyrë të fillojmë të qeverisim përsëri, pasi kemi shumë projekte të papërfunduara dhe të reja që na presin”, deklaroi Kurti.

Në takimin me kreun e LDK-së, Kurti është shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit