Kanosi zyrtarin policor për një rast të hetuar prej tij, arrestohet prizrenasi


E premte, 10 Korrik 2026
Kanosi zyrtarin policor për një rast të hetuar prej tij, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar mbrëmë në Prizren, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari i kishte dërguar mesazh me përmbajtje kërcënuese zyrtarit policor, ndërsa dyshohet se rasti lidhet me një hetim penal të zhvilluar nga viktima.

 “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit