Stonehenge, gurët u zhvendosën nga njerëzit


E hënë, 13 Korrik 2026
Stonehenge, gurët u zhvendosën nga njerëzit

Një ndër gurët gjigande të Stonehenge është transportuar nga njerëzit për 700 km.

Megaliti me peshë 6 ton nuk u zhvendos vetëm nga fenomene natyrore, si akullnajat, por nga humanët e neolitit, në rrugë tokësore dhe nëpërmjet lumenjve.

Prej dekadash siti tërheq për kompleksitetin e tij, dhe ndër aspektet më enigmatike është ai që lidhet pikërisht me mënyrën sesi njerëzit e antike arritën të zhvendosnin në largësi të mëdha gurët, pa dije e pa teknologji.

Deri tani mendohet se pjesa më e madhe e gurëve, me peshë prej disa ton secili, të jenë zhvendosur me ndihmën e lidhjeve kabllore, por në distancë prej pak kilometrash.

Ndërsa Guri i Altarit , 5 m i lartë, me peshë 6 ton, nga analizat gjeokimike të përbërjës vërtetohet se mbërrin nga një vend që ndodhet 700 km larg.

Zhvendosja e një masë të tillë 5000 vjet më parë nga njerëzit primitive, është tregues i një planifikimi, koordinimi, njohje shumë e mirë e gjithë territorit, e padyshim edhe mjaft vendosmëri.


Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit