Incidenti në Fushë-Kosovë: Nipi plagos axhën për pronë dhe arratiset (VIDEO)


E enjte, 16 Korrik 2026
Incidenti në Fushë-Kosovë: Nipi plagos axhën për pronë dhe arratiset (VIDEO)

Një mosmarrëveshje për një copë tokë në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës ka përfunduar me plagosjen e një 61-vjeçari, i cili dyshohet se u qëllua me armë nga nipi i tij 41-vjeçar.

Viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të jetë në arrati, raporton Klan Kosova.

Prokuroria e Prishtinës po e heton rastin si “tentim vrasje”, ndërsa Policia ka sekuestruar një gëzhojë si provë materiale.

Detajet i gjeni në vijim:


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit