Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!


E diel, 26 Korrik 2026
Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

Numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 3,075 që kur epidemia shpërtheu më 15 maj.

Ebola sipas një raporti të publikuar nga autoritetet e vendit ka marrë jetën e 1,354 personave. Shpërthimi i 17-të i Ebolës në RDK është shkaktuar nga lloji Bundibugyo, për të cilin nuk ka vaksinë apo trajtim.

Ebola, e cila shkakton ethe hemorragjike, ka vrarë më shumë se 15,000 njerëz në Afrikë gjatë 50 viteve të fundit.

Shpërthimi më vdekjeprurës në Republikën Demokratike të Kongos rezultoi në gati 2,300 vdekje nga 3,500 raste të regjistruara në vitet 2018-2020.


Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit