E diel, 26 Korrik 2026

Barcelona është e gatshme ta nisë sezonin e ri pa transferuar një sulmues të ri, nëse Atlético Madridi vazhdon të refuzojë negociatat për Julián Álvarezin.
Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit katalanas nuk do ta rrisin ofertën prej 100 milionë eurosh, nuk do të përfshijnë lojtarë në marrëveshje dhe nuk do të bëjnë asnjë lëvizje të pamatur financiare për ta bindur Atléticon.
Në klub besojnë se nuk ka presion për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e Robert Lewandowskit, sidomos pas afrimeve të Anthony Gordon dhe Karim Adeyemit. Gjithashtu, Ferran Torres, Dani Olmo dhe Raphinha konsiderohen opsione të besueshme për të luajtur në qendër të sulmit.
Megjithatë, Julián Álvarez mbetet objektivi kryesor i Barcelonës. Klubi tani pret të shohë nëse sulmuesi argjentinas do të ushtrojë sërish presion për një transferim, përpara rikthimit të tij në stërvitje me Atlético Madridin më 10 gusht.
Burimi: 04online
