Rashica e sfidon liderin De Bruyne dhe e lë prapa Lewandowskin për asistime në Ligën e Kombeve


E shtunë, 26 Shtator 2026
Rashica e sfidon liderin De Bruyne dhe e lë prapa Lewandowskin për asistime në Ligën e Kombeve

Milot Rashica është renditur në mesin e futbollistëve me më së shumti asistime në historinë e Ligës së Kombeve.

Sulmuesi kosovar ka regjistruar 9 asistime, duke u pozicionuar në vendin e dytë, vetëm pas Kevin De Bruyne, i cili kryeson listën me 10 asistime.

Pas Rashicës renditet Robert Lewandowski me 8 asistime, ndërsa Alexander Sørloth dhe Anastasios Bakasetas kanë nga 7.

Renditja e futbollistëve me më së shumti asistime në Ligën e Kombeve është:

Rashica tashmë ndodhet vetëm një asistim larg De Bruyne, duke e bërë edhe më të veçantë paraqitjen e tij në këtë statistikë, në një kompeticion ku Kosova është pjesëmarrëse që nga edicioni i parë./Express


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit