E enjte, 1 Tetor 2026

Barcelona ka marrë një ide për kushtet financiare që do të kërkoheshin për transferimin e Erling Haalandit, raporton “TeamTalk”.
Sipas mediumit, përfaqësuesit e sulmuesit norvegjez u kanë përcjellë drejtuesve të Barcelonës një vlerësim të mundshëm të shumës së transferimit dhe kërkesat për pagën.
Megjithatë, kjo nuk nënkupton se Haaland do të largohet së shpejti nga Manchester City. 26-vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2034 dhe raportohet se është i kënaqur në “Etihad”.
Interesimi i Barcelonës për Haalandin daton që nga viti 2021, ndërsa Joan Laporta e sheh norvegjezin si një transferim të mundshëm madhor për të ardhmen.
Sipas raportimit, Barcelona mund ta shqyrtojë seriozisht një lëvizje në vitet 2027 ose 2028, kur “Spotify Camp Nou” pritet të funksionojë me kapacitet të plotë./04 Online/
Burimi: 04online
