Kurti takon Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë


E premte, 2 Tetor 2026
Kurti takon Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik.

“Krahas marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve si dhe mundësive për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të tyre, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndër të tjera, në njoftim bëhet e ditur se Kurti ka pranuar edhe urime nga Prattipati për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.

“Kryeministri Kurti pranoi urime nga e Ngarkuara me Punë Prattipati për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri. Ndërsa, ai e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit