E shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar për procesin zgjedhor dhe aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje ishte dëshmuar e kotë, ndërsa sipas tij, në rrethanat e krijuara pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, mosshkuarja në zgjedhje kishte rëndësi edhe më të madhe.
“Shkuarja në zgjedhje u dëshmua të jetë e kotë, por mosshkuarja në to kësaj radhe ishte edhe më e rëndësishme për kontekstin që u prodhua pas aktgjykimit për katër krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.
Kryeministri e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë në aspektin juridik dhe moral, ndërsa të pasaktë në aspektin historik dhe faktik.
“Aktgjykim i padrejtë juridikisht dhe moralisht, si dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht. Ky aktgjykim duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë”, u shpreh Kurti./
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale