E hënë, 9 Nëntor 2026

Koha e përgatitjes 30 min
Për 4 persona
- 1 lugë gjelle vaj
- 1 qepë e grirë trashë
- 4 feta proshutë të prerë në kubikë
- 5 patate të vogla të prera në kubikë me madhësi 1 cm
- 375 ml lëng pule
- 300 g bizele të ngrira, të cilat janë shkrirë më parë
- 1 lugë gjelle sherebelë e freskët, e prerë në fije të holla ose sherebelë të thatë.
Përgatitja:
- Vaji ngrohet në një tenxhere. Qepa dhe proshuta skuqen në temperaturë të lartë duke u përzier vazhdimisht. Shtohen patatet dhe gatuhen ngadalë për rreth 1 minutë.
- Hidheni lëngun dhe 625 ml ujë. Të gjitha gatuhen me temperaturë mesatare për rreth 15 min. Në fund shtohen bizelet dhe gatimi vazhdon dhe rreth 5 min të tjera. Në fund shtohen sherbela dhe kripa e piperi i zi.
- Shoqërohet me bukë të thekur me gjalpë. Truke kuzhine – një variant i këndshëm servirjeje do të ishte duke hedhur sipër sherbelë të skuqur Sherbelë e skuqur Skuqet vaji në temperaturë të lartë. Skuqen fletët e dy tufave me sherbelë për rreth 30 sek derisa të thekërohen. Hiqen dhe lihen të kullojnë mirë në një letër kuzhine e pastaj serviren me supën me bizele e patate.
Burimi: mesazhi
