E hënë, 9 Nëntor 2026

Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në futbollin spanjoll. Ylli i Barcelonës është bërë futbollisti më i ri në historinë e La Ligës që arrin kuotën e 40 asistimeve.
Këtë rekord ai e vendosi në moshën 19-vjeçare e 118 ditëshe, pas asistimit në fitoren 2:1 ndaj Atletico Madridit.
Yamal la pas rekordin e Roberto López Ufartes, i cili kishte arritur këtë shifër në moshën 22-vjeçare, ndërsa edhe Lionel Messi e kishte realizuar këtë sukses në moshën 23-vjeçare e 158 ditëshe.
Një tjetër dëshmi se Barcelona ka në radhët e saj një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit botëror./04 Online/
Burimi: 04online
