Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit


E hënë, 9 Nëntor 2026
Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, raportojnë mediat në Shqipëri.

Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, i cili deri më tani mbante postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.

Arsyet e dorëheqjes së Aliut nuk janë bërë të ditura ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për ndryshimin në drejtimin e Autoritetit Portual Durrës.

Ndryshe, Aliu mori drejtimin e Portit të Durrësit më 28 tetor të vitit të kaluar.

Ai kishte qenë ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqjen e dha nga ky post në gusht të vitit 2025.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit